12 Maj 2024

Zhvarrosen mbetje mortore nga varreza në veri të Mitrovicës

Mitrovicë, 10 prill - Dje, Departamenti për Mjekësi Ligjore (DLM) dhe Njësia për Hetimin e Krimeve të Luftës (NJHKL) të EULEX-it, me mbështetjen e Policisë së Kosovës, e kanë kryer një operacion në terren në varrezat myslimane në pjesën veriore të Mitrovicës.

Me këtë rast u gjetën mbetjet mortore të shtatë personave që supozoheshin të zhdukur; ndërsa janë gjetur edhe dy pjesë skeletore tjera.

Viktimat janë zhvarrosur prej varreve të pashënuara që shtriheshin në pjesën e sipërme dhe atë të poshtme të varrezave.

Gjatë këtij operacioni janë lokalizuar edhe katër varre të mundshme. Kjo ishte rezultat i disa javëve të analizave të dokumenteve të ndryshme që datonin nga konflikti i viteve 1998-1999.

DML i EULEX-it beson se në këtë lokacion mund të ketë edhe më shumë varre tjera të pashënuara dhe do të kërkojë urdhëresa tjera nga prokuroria për më shumë zhvarrime në të ardhmen.

Deri më tani gjatë këtij viti EULEX-i dhe DML-ja i kanë kryer 18 operacione në terren në Pejë, pjesën jugore të Mitrovicës, pjesën veriore të Mitrovicës, Suha Rekë, Prizren, Gjakovë, Klinë dhe Skenderaj. Shtatë nga këto kanë rezultuar me zhvarrime ku janë gjetur mbetjet mortore të 28 personave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)