03 Maj 2024

Zhbogar, thirrje për një ekuilibër më të madh gjinor në zgjedhje

Prishtinë, 12 korrik - Samuel Zhbogar, Shef i Zyrës së Bashkimit Evropian dhe Përfaqësues Special i BE-së në Kosovë mirëpriti dekretin e lëshuar rishtaz nga Presidentja Jahjaga për mbajtjen e zgjedhjeve komunale.
 
"Do të dëshiroja ta shfrytëzoja këtë rast për të bërë thirrje për zgjedhje të drejta, demokratike dhe transparente. Si në çdo demokraci tjetër, zgjedhjet e Kosovës do të jenë mjeti më i rëndësishëm që u siguron qytetarëve pjesëmarrje politike aktive dhe rol vendimtar të tyre në procesin e qeverisjes demokratike.

Bashkimi Evropian do të përcjell me kujdes përgatitjet dhe mbajtjen e zgjedhjeve në nëntor. Ne shpresojmë se pjesëmarrja në katër komunat veriore do të dëshmojë dëshirën e njerëzve që jetojnë atje për të shikuar drejt së ardhmes së përbashkët evropiane.

Pas vizitës së pothuaj secilës komunë në Kosovë, unë mund t’ju them se kam takuar shumë njerëz të dedikuar, me vizion për mënyrën e përmirësimit të jetës së qytetarëve të tyre. Mirëpo, mungesa e kryetareve femra në komuna ishte më se evidente. Prandaj do t’i inkurajoja të gjitha partitë politike që të bëjnë përpjekje më të mëdha në gjetjen e kandidateve femra për kryetare komunash dhe anëtare të kuvendeve kështu që të sigurohet një ekuilibër gjinor edhe në qeverisjen lokale – parimi që tashmë ka dëshmuar se jep rezultate në politikën kosovare."
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)