Zhbllokohet rruga Prishtinë - Leposaviq
Mitrovicë, 1 gusht - Rruga magjistrale Prishtinë Leposaviq, e cila ishte bllokuar në Rudar, në veri të Mitrovicës, është liruar për qarkullim, të mërkurën, pas orës 20.
Serbët lokalë kanë larguar përkohësisht nga rruga mjetet që i kishin vendosur, në shenjë proteste ndaj arrestimit të dy bashkëkombësve të tyre.
Protestuesit e kanë marrë vendimin për zhbllokim pas lirimit nga arresti të Sllobodan Repiqit, por kanë kërkuar që të lirohet edhe Zharko Veselinoviqi, të cilit i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
Ata janë kërcënuar se do të bllokojnë përsëri qarkullimin në rrugë, madje jo vetëm në Rudar, por në të katër komunat me shumicë serbe në veri: Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë të veriut.
Në kumtesën e nënshkruar nga nënkryetari i komunës paralele të Zveçanit, Dragisha Milloviq, thuhet se serbët e veriut të Kosovës do të vendosin përsëri barrikada dhe do të protestojnë paqësisht në rast se përsëritet praktika e arrestimit të pabazë të tyre.
Në kumtesë u adresohen falënderime edhe përfaqësuesve të UNMIK-ut, KFOR-it dhe EULEX-it për, siç thuhet, kontributin e dhënë për mbajtjen nën kontroll të situatës së sigurisë.
Veselinoviqi dhe Repiqi ishin arrestuar të premten, në Rudar, nga Policia e EULEX-it dhe Policia e Kosovës, në bazë të dyshimit se kanë marrë pjesë në tentimin e vrasjes së zëvendës-drejtorit të Zyrës Administrative të Kosovës në Mitrovicë, në dhjetor të vitit të kaluar.