15 Janar 2025

Zhbllokohet rruga në “Kroin e Vitakut”

Mitrovicë, 18 mars - Me kërkesën e kryetarit të komunës, Agim Bahtiri, shqiptarët e “Kroit të Vitakut”, kanë zhbllokuar rrugën në këtë lagje në ora 18:30 minuta.

Kryetari Bahtiri ju tha shqiptarëve të kësaj lagjeje në vendin ku e kishin bllokuar rrugën, se i kupton shumë mirë shqetësimet e problemet e tyre që po ua shkaktojnë ekstremistët serbë, duke mos i lejuar t’i rindërtojnë shtëpitë e tyre, të cilat gjatë dhe pas luftës ua kishin shkatërruar po këta ekstremistë, por bllokimi i rrugës nuk është mënyra më e mirë për të arritur qëllimin.

Kryetari Bahtiri ju tha në vazhdim shqiptarëve që kishin bllokuar rrugën nëpër të cilën qarkullojnë serbët e kësaj lagjeje, se edhe vet ndjehet shumë i shqetësuar dhe i brengosur për këto veprime kriminale të grupeve ekstremiste serbe dhe se i ka njoftuar të gjitha institucionet e nivelit qendror dhe ka kërkuar nga ato që të ndërmarrin menjëherë të gjitha masat e nevojshme për arrestimin e huliganëve dhe për krijimin e kushteve normale për rindërtimin e shtëpive të shqiptarëve, por edhe të serbëve, kudo që ndodhen ato dhe pa asnjë kusht të vetëm.

“Ju jeni plotësisht në të drejtën tuaj më elementare, që të ktheheni në shtëpitë tuaja, të cilat ua kanë shkatërruar ata që sot nuk po ju lejojnë të punoni për rindërtimin e tyre. Askush nuk e ka këtë të drejtë dhe më besoni se askush nuk do të mund të ju ndalojë që të ktheheni në shtëpitë tuaja.\"

\"Ata që sot ju sulmuan, ndoshta mund të ju vonojnë ndonjë ditë, por kurrë nuk do të ia arrin qëllimit që ju të mos ktheheni në pronat tuaja. Shtëpitë tuaj do të ndërtohen shumë shpejt dhe ju do të ktheheni, bashkë me familje tuaja në to. Prandaj ju lutem, hapeni rrugën për qarkullim të lirë e nesër bisedojmë se si do të vazhdojmë tutje”, ju ka thënë kryetari Bahtiri pronarëve shqiptarë të shtëpive që ekstremistët serbë nuk po i lejojnë t’i rindërtojnë në “Kroin e Vitakut”.

Të tubuarit në vendin e bllokimit të rrugës, i thanë kryetarit Bahtiri, se ata janë mirënjohës për angazhimin e vazhdueshëm dhe përkushtimin për t’i mbështetur në rindërtimin e shtëpive, andaj edhe do të veprojnë ashtu sikur që po kërkon, duke e zhbllokuar menjëherë rrugën.

Mirëpo, ata, i thanë kryetarit Bahtiri se për zgjidhjen e këtij problemi duhet të angazhohen shumë më tepër dhe seriozisht organet e rendit dhe të sigurisë, të cilat duhet t’i arrestojnë ata që po shkaktojnë telashe dhe të sigurojnë ambient të sigurt për rindërtim dhe kthim të shqiptarëve, për të jetuar në pronat e tyre, prej nga janë përndjekur me dhunë gjatë dhe pas luftës,  nga ekstremistët serbë, të cilët janë të njohur për këto organe.


 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)