Zharku ka hyrë në listën e kriminelëve më të kërkuar të botës
Prishtinë, 19 shkurt - Ish-kryetari i Kaçanikut Xhabir Zharku ka hyrë në listën e kriminelëve më të kërkuar të botës. Qysh nga 23 janari ai është duke u kërkuar nga Interpoli.
Ish-kryetari i Komunës së Kaçanikut i dënuar më 3 vjet burgim është duke i ikur vuajtjes së dënimit nga 13 dhjetori i vitit të kaluar, shkruan Koha Ditore.
Pavarësisht vënies së tij në listën e të kërkuarve, Zharku ka deklaruar vetë se ndodhet në Suedi.
Nga atje po pretendon ta dëshmojë pafajësinë pavarësisht se këtë nuk ka mundur ta bëjë gjatë gjykimit në Kosovë.