Zgjedhjet nuk ndikojnë tek siguria në Kosovë
Prishtinë, 8 dhjetor - Komandanti i KFOR-it, Erhard Buhler, shpreh besimin e plotë se zgjedhjet parlamentare në Kosovë nuk do të ndikojnë në sigurinë e vendit.
Në një intervistë për SETimes, gjithashtu Buhler ka shprehur besimin se Policia e Kosovës është në mënyrë të përsosur në gjendje që të administrojë procesin.
Duke thënë këtë, po të shfaqet një kërcënim, KFOR-i do të jetë gjithashtu i përgatitur që të marrë çdo masë që kërkohet, deklaron Buhler.
Komandanti i KFOR-it mendon se nuk është e nevojshme që KFOR-i të marrë ndonjë masë të posaçme për zgjedhjet.
\'Policia e Kosovës është në mënyrë të përsosur e aftë që të marrë përsipër detyrën e sigurimit të zgjedhjeve. Megjithatë, do të përfshihemi në procesin planifikues për konceptin e sigurisë dhe do të jemi gati në fazën ekzekutuese me të gjitha aftësitë tona për të mbështetur Policinë e Kosovës, ka thënë ai.
Duke folur për gjendjen në veri të vendit, Buhler ka thënë se është i bindur se situata nuk mund të zgjidhet vetëm me mjete ushtarakë, por kërkon një zgjidhje politike.
Një gjë është e sigurte, një zgjidhje paqësore në interes të brezave të ardhshëm kërkon pjesëmarrjen e të gjitha bashkësive në Kosovë, deklaron Buhler.
Buhler e ka vlerësuar shumë të mirë gjendjen në fshatrat me shumicë serbe, në pjesën tjetër të Kosovës. Kam mendimin se serbët e Kosovës e kanë marrë jetën në duart e tyre dhe vështrojnë në të ardhmen më me shumë besim sesa në të kaluarën, thekson ai.