17 Janar 2025

Zgjedhjet në Drenas pa asnjë vepër penale gjatë votimit

Prishtinë, 4 nëntor - Prokurori i Shtetit gjatë tërë ditës është angazhuar në mbrojtjen e votës në zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Drenasit, si dhe njofton qytetarët dhe opinionin se nuk ka pasur asnjë rast nga veprat penale kundër të drejtës së votimit.

Po ashtu, Prokuroria e shtetit njofton opinionin publik se gjatë ditës së sotshme, prokuroria ka hapur një rast ndaj një personi për veprën penal të kanosjes, sipas nenit 185 të Kodit Penal të Kosovës, si dhe ka ndërmarrë masat konkrete të hetimit preliminar ndaj dy personave për informim të rrejshëm të publikut përmes mediave.

Falënderojmë mediat, shoqërinë civile dhe të gjithë ata të cilët kanë bashkëpunuar me Prokurorin e shtetit dhe Policinë e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)