05 Maj 2024

Zgjatet për dy orë orari i punës në zyrën e gjendjes civile

Mitrovicë, 24 korrik - Për shkak të ngarkesës së madhe të palëve në Zyren e gjendjes civile në Komunën e Mitrovicës është marrë vendim që të zgjatet për dy orë orari i punës. Prej tash e deri më 31 gusht do të punohet me palë prej orës 09:00 deri në orën 18:00.

Drejtori i Administratës, Abdullah Bejtullahu, tha se gjatë muajve të verës rritet ngarkesa e punës në Zyren e gjendjes civile edhe për shkak të mërgimtarëve, të cilët e shfrytëzojnë këtë kohë për të rregulluar dokumente të ndryshme. “Tash e tutje të gjitha lëndët do të kryhen brenda ditës”.

Ai tha se megjithë ngarkesën e madhe puna po ecën mirë dhe nuk ka probleme të mëdha. “Pas fillimit të zbatimit të programit të ri të gjendjes civile kemi pasur vështirësi në fillim, mirëpo tash në përgjithësi puna po shkon mirë”.

Bejtullahu sqaroi se orari i punës është zgjatur vetëm në Zyren e gjendjes civile në komunë, por jo edhe në zyret e gjendjes civile në periferi ku nuk ka ngarkesë të madhe.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)