09 Maj 2024

Zgjatet paraburgimi për Zarko Veselinovic

Mitrovicë, 29 gusht - Gjyqtari i EULEX-it në procedure paraprake në Gjykatën Themelore të Mitrovicës ka zgjatur paraburgimin për Zarko Veselinovic edhe për një muaj. Paraburgimi është zgjatur deri më 29 shtator 2013.

Veselinovic dyshohet për disa vepra penale (vrasje e rëndë në tentative;  posedim, kontroll dhe përdorim i paautorizuar i armës; posedim, kontroll i paautorizuar i armës; vjedhje e rëndë; pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare dhe mashtrim).

Por gjyqtari në procedure paraprake ka gjetur dyshim të bazuar në vetëm në një nga këto pika, atë të posedimit dhe kontrollit të paligjshëm të armës.

Gjyqtari konsideron që rreziku për ikje është ende i pranishëm.  

Prokuroria dhe pala e akuzuar kanë të drejtën e ankesës ndaj vendimit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)