04 Maj 2024

Zgjatet paraburgimi për Dragolub Delibasic

Prishtinë, 4 mars - Sot, gjyqtari i procedurës paraprake i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, ka aprovuar kërkesën e Zyrës së Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK) dhe urdhëroi zgjatje dy-mujore të paraburgimit për Dragolub Delibasic.

 Gjyqtari i procedurës paraprake ka konstatuar se vazhdon të ekzistojë rreziku i arratisjes dhe rreziku që i pandehuri mund të ndikojë dëshmitarët nëse lirohet dhe se nuk ka masa më pak të rënda që mund të shqiptohen në këtë kohë.

Paraburgimi është urdhëruar fillimisht nga Gjykata Themelore e Mitrovicës pas arrestimit të Delibasic-it më 04 shkurt 2014. Ai është i dyshuar për nxitje për të kryer vrasje të rëndë dhe nxitje për të kryer tentim vrasje të rëndë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)