Zëvendësministri Zeka priti një delegacion të OSBE-së
Prishtinë, 20 nëntor - Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Punëve të Brendshme, Izmi Zeka ka pritur në takim një delegacionin nga misioni i OSBE-së në Kosovë, ku u diskutua për koordinimin e aktiviteteve në fushën e sigurisë në bashkësi, si dhe mundësia e ofrimit të ndihmës për funksionalizimin e KKSB-ve
Zëvendësministri Zeka i njoftoi përfaqësuesit e OSBE-së, për ecurinë e mirë të zbatimit të Strategjinë për Siguri në Bashkësi dhe theksoi rëndësinë e zbatimit të objektivave dhe aktiviteteve.
Siguria e qytetarit është prioritet për ministrinë dhe me Strategjinë për Siguri në Bashkësi, qytetarët i bashkohen institucioneve të sigurisë në procesin e planifikimit dhe vendimmarrjes, për çështjet që prekin sigurinë e qytetarëve, të pronës dhe rendit publik, tha Zeka.
Ai po ashtu tha se qytetarët mund të bëhen pro-aktiv me politikat në interes lokal, në mënyrë që mundësia e evokimit të tyre përmes KKSB-ve, për problemet dhe pasojat për ambient jo të sigurt për të ngritur kështu edhe kulturën e bashkëveprimit.
Ndërsa shefi i sektorit për zhvillim te sigurisë ne bashkësi në OSBE, Dmitri Pankratov, vlerësoi bashkëpunimin e mirë mes dy institucioneve dhe premtoi mbështetjen e mëtutjeshme për zbatimin e politikave dhe legjislacionit në fushën e sigurisë në bashkësi.