18 Maj 2024

Zëvendësministri Zeka priti në takim delegacionin nga Policia e Irakut

Prishtinë, 14 maj - Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, ka pritur në takim një delegacion prej nëntë anëtarësh nga policia e Irakut.
Qëllimi i vizitës së delegacionit irakian është marrja e përvojave dhe praktikave të mira, të identifikuara në kuadër të programit të Policisë së Kosovës për Sigurinë në Bashkësi.

Gjithashtu, ky delegacion është interesuar për zbatimin në praktikë të Strategjisë Kombëtare për Sigurinë në Bashkësi si dhe modulet dhe strukturën e trajnimeve që bën Akademia e Kosovës për Siguri Publike lidhur me këtë çështje.

Me këtë rast, zëvendësministri Izmi Zeka tha se përkundër faktit që koncepti për sigurinë në bashkësi është i ri, rezultatet janë të prekshme në Republikën e Kosovës.

“Është shumë e rëndësishme që Strategjia për Sigurinë në Bashkësi ka mbështetje të gjerë në terren në tërë vendin. Qëllimi i kësaj Strategjie është që qytetarët të bëhen pjesëmarrës në vendimmarrje dhe në krijimin e një ambienti më të sigurt të tërë vendin’, tha zëvendësministri Zeka.

Ndërsa, gjenerali brigadier dhe mbikëqyrësi i Policisë në Bashkësi i Policisë së Irakut, Khaled Mehanna, tha se prej kësaj vizite në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Policisë së Kosovës kanë përfituar përvoja të mira, të cilat do të fillojnë t’i zbatojnë me tu kthyer në vendin e tyre.
“Përfitimi nga sukseset e juaja është në faktin se Policia në Bashkësi kryen punë të rëndësishme për komunitetin. Përvojat tuaja do t’i kemi prioritete të përditshme në punën tonë”, tha ai.

Të dyja palët u dakorduan që bashkëpunimi në mes të policive është i rëndësishëm në luftën kundër terrorizmit që është një problem global.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)