Zëvendësministri Radojevic mori pjesë në takim me koordinatorët rajonal
Prishtinë, 10 qershor - Koordinatori Kombëtar i Qeverisë së Republikës së Kosovës për luftën kundër trafikimit me njerëz, njëherit zëvendësministër i Punëve të Brendshme, z. Milan Radojevic, me ftesë të Sekretares së Shtetit të MPB-së, të Republikës së Maqedonisë, znj. Anastasije Ilieska, mori pjesë në takim të koordinatorëve rajonal për luftën kundër trafikimit me njerëz.
Në takim ishin të ftuar koordinatorët kombëtar dhe sekretarët shtetëror të Ministrive të Brendshme të Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë, si shtete me statusin e kandidatit për anëtarësim në BE.
Tema e takimit ishte kapitulli 23 dhe 24, të cilët pjesërisht përfshijnë luftën kundër trafikimit njerëz. Në këtë takim, zëvendësministri Radojevic prezantoi progresin e Qeverisë së Kosovës në luftimin e trafikimit. Koordinatori kombëtar foli për Ligjin për Luftën kundër Trafikimit me Njerëz dhe Ligjin për kompensim të viktimave që janë miratuar në përputhje konventat ndërkombëtare.
Gjithashtu janë prezantuar edhe rezultatet e punës së autoritetit kombëtar në vitin 2015 dhe tremujorin e parë të vitit 2016. Në fund të takimit të gjithë ranë dakord për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe projekte të përbashkëta me partnerët rajonal.