17 Janar 2025

Zëvendësministri Hoxha vizitoi kufirin në Jarinje

Prishtinë, 11 mars - Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, njëherit Koordinator Nacional për Menaxhimin e Integruar të  Kufirit, z. Valdet Hoxha, vizitoi pikën e kalimit  kufitarë të përbashkët në veri të  Republikës së Kosovës në Jarinje.

Kjo është vizita e parë e një zyrtari të lartë të Qeverisë së Republikës së Kosovës në këtë pikë pas fillimit të implementimit të marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë të nënshkruar në Bruksel.

Në këtë  vizitë zëvendësministri z. Hoxha u shoqërua nga  zëvendësministri Milan Radojevic, Koordinatori i Qendrës Kombëtare për menaxhim kufitarë si dhe përfaqësues nga  Policia Kufitare dhe  Dogana e Kosovës.

 Delegacioni u njoftua nga udhëheqësit e kësaj PKK të përbashkët  për procedurat me të cilat operon kjo pikë kufitare, kushtet e punës dhe sfidat me të cilat ballafaqohen zyrtarët policor dhe doganor  gjatë punës së tyre të përditshme.

Zëvendësministri z. Hoxha vlerësoi të arriturat dhe metodologjinë e punës që po përdoret në këtë pikë të përbashkët të kalimit të kufirit në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Kjo vizitë u vlerësua lartë nga  zyrtarët e autoriteteve kufitare që punojnë në këtë pikë të përbashkët kufitare.




 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)