Zëvendësministri Gashi në konferencën ndërkombëtare të ACA
Prishtinë, 21 maj - Zëvendësministri për ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK) Bejtush Gashi me ftesë të Këshillit Atlantik të Shqipërisë (ACA), po merr pjesë në punimet dy ditore të Konferencës së 17 vjetore, të Këshillit Atlantik të Shqipërisë (ACA), në Njëzetë vjetorin e Partneritetit Euro-Atlantik dhe Sigurisë Ndërkombëtare, në Tiranë.
Gjatë kësaj konference zëvendësministri i FSK-së Bejtush Gashi do të mbaj ligjëratë në sesionin tematik Partneriteti i suksesshëm në Ballkanin Perëndimor, Karta e Adriatikut
Po ashtu gjatë kësaj konference do të diskutohen edhe temat Rëndësia historike e NATO-s në partneritetin për Paqe; Afganistani- një shembull i ndritur i partneriteteve efektive si dhe Rëndësia e partneriteteve të ardhshme të NATO-s.
Në këtë konferencë morën pjesë: Presidenti i ACA Dr. Arian Starova, Ambasadori i ShBA-ve në Tiranë Alexander Arvizu, ministri i Mbrojtjes së Maqedonisë Talat Xhaferi, ish ministra, gjeneralë të lartë si dhe zëvendës ministra të ministrive të ndryshme të mbrojtjes dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme të sigurisë.