Zëvendësministëri i MFSK-së, në shënimin e Betejës në Turqi
Ankara, 25 prill - Zëvendës ministri i Ministrisë për Forcat e Sigurisë së Kosovës (MFSK), Muhamet Latifi, me ftesë të ministrit të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Turqisë, Ismet Yilmaz, mori pjese në ceremoninë për shënimin e 99 vjetorit të Betejës së Çanakalasë, në Turqi.
Kjo Betejë ishte udhëhequr nga Kemajl Mustafa Ataturk, themeluesi i Turqinë moderne.
Në ceremoninë për shënimin e Betejës së Çanakalasë, ishin të ftuar mbi 37 ministra të Mbrojtjes të shteteve të ndryshme të Botës.
Në emër të ministrisë së MFSK-së dhe FSK-së, zëvendësministri Muhamet Latifi, në shenjë nderimi për të rënët, bëri homazhe dhe vendosi kurora me lule.
Ceremonia kryesore u mbajt në Çanakala, në vendin ku para 99 vjetëve u zhvillua Beteja e Çanakalasë. Kjo betejë është shënuar me aktivitete të shumta ushtarake.