27 Dhjetor 2024

Zëvendëskryeministri Kuçi u takua me përfaqësuesit e UNOPS-it

Prishtinë, 7 shkurt - Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka pritur ne takim Adam Bouloukos, Drejtor për bashkëpunim dhe partneritet pranë selisë qendrore të UNOPS-it në Kopenhage dhe Fred Frippiat, Menaxher i Zyrës së UNOPS-it ne Prishtinë.

Në takim është diskutuar për ndihmën që do t’i ofroj UNOPS-i edhe me tej Qeverise së Kosovës, veçanërisht për unisimin dhe harmonizimin e politikave të brendshme operacionale, e që kanë të bëjnë me rendin, ligjin dhe sigurinë në vend, çështjen e veriut të Kosovës. prokurorimin (nevoja për unsimin e sistemit të prokurorimit për të gjitha institucionet e Kosovës), si dhe menaxhimin e Burgut të Sigurisë së Lartë, i cili do të fillojë së operuari nga mesi i vitit 2013, ku me ndihmën financiare të KE-së dhe UNOPS-it, Qeveria e Kosovës po bënë ndërtimin e tij.

Z. Bouloukos nga ana tjetër, siguroi Zëvendëskryeministrin Kuçi për ofrimin e tërë kapaciteteve të misionit të tij, për t’i realizuar këto synime të pritshme të Ministrisë së Drejtësisë dhe Qeverise së Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)