Zëvendëskomandanti i KFOR-it, Anton Wessely, vizitoi AKSP-në
Prishtinë, 26 shtator - Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi, ka pritur në takim një delegacion të KFOR-it, të përbërë nga zëvendëskomandanti në largim i KFOR-it, Gjeneral Brigade, Anton Wessely, zëvendëskomandanti në ardhje i KFOR-it, Gjeneral Brigade, Anton Waldner dhe tre oficerë austriakë të KFOR-it.
Drejtori Smakiqi e njoftoi delegacionin me proceset e rëndësishme të Akademisë dhe me përgatitjet që po bëhen për hapjen e Fakultetit të Sigurisë në Akademi, që do të fillojë punën nga tetori i këtij viti.
Ai po ashtu falënderoi për punën e bërë nga zëvendës komandanti Wessely, ndërsa zëvendëskomandantit në ardhje të KFOR-it, Gjeneral Brigade Waldner i uroi suksese në misionin e ri.
Ndërsa zëvendëskomandanti në largim, Gjeneral Brigade, Anton Wessely, theksoi se KFOR-i është i gatshëm të ofrojë mbështetje të vazhdueshme për Akademinë edhe në të ardhmen në ngritjen sa më profesionale në realizimin e misionit të saj.
KFOR-i do të vazhdojë misionin e vet për të kontribuuar për një ambient të qetë dhe të sigurt dhe liri të lëvizjes në mënyrë të vendosur, të matur dhe të paanshme në tërë Kosovën,-theksoi Wessely.