11 Maj 2024

Zeka priti në takim delegacionin nga organizata ndërkombëtare “Saferworld”

Prishtinë, 25 prill - Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka ka pritur në takim një delegacion nga organizata ndërkombëtare “Saferworld” të cilët punojnë në programe që kanë të bëjnë me sigurinë në komunitet, policimin dhe sigurinë në bashkësi.

Delegacioni i përbërë nga anëtarët e disa shteteve të ndryshme si: Egjipti, Jemeni, Kirgizstani, Gjeorgjia dhe Bangladeshi, është interesuar rreth rolit të MPB-së dhe grupit drejtues në krijimin e një mjedisi më të përshtatshëm për zbatimin e iniciativave për siguri në bashkësi.

Më këtë rast, zëvendësministri Izmi Zeka ka pohuar se Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme kanë arritur në përmirësimin e shpejtë të gjendjes së sigurisë në tërë territorin e vendit.

Më tej, ai ka theksuar se përmes Strategjisë Kombëtare për Siguri në Bashkësi është arritur të sigurohet një komunikim më i mirë në mes të institucioneve të sigurisë dhe komunitetin.

Ndërsa Imer Thaçi, shef i Divizionit për Siguri në Bashkësi të MPB-së, njoftoi të pranishmit për punën që bën grupi drejtues për implementimin e Strategjisë për Siguri në Bashkësi.

“Koncepti i sigurisë në bashkësi mundëson që institucionet e sigurisë në Republikën e Kosovës të hyjnë në partneritet me qytetarët, gjë që është shumë e rëndësishme përmirësimin e situatës së sigurisë në vend”, tha Thaçi.

Gjatë këtij takimi delegacioni u interesua edhe për format se si funksionojnë Këshillat Komunale për Siguri në Bashkësi dhe se sa janë të përfshirë komuniteti në vendimmarrje.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)