06 Maj 2024

Zeka: Luftimi i krimit kërkon angazhimin të gjithë akterëve

Prishtinë, 29 maj - Grupi punues ndërinstitucional për implemtimin e Strategjisë dhe planit të veprimit për parandalim të krimit, mbajti takimin e radhës.

Në këtë takim ku mori pjesë zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, njëherësh Koordinator nacional për parandalim të krimit, sekretariati i bordit si dhe përfaqësues të institucioneve vendore e ndërkombëtare, që janë të përfshirë në këtë grup, u raportua për të arriturat për parandalim të krimit, në tremujorin e fundit.

Zëvendës ministri i MPB-së, Izmi Zeka theksoi se luftimi i krimit, me theks të veçantë në institucionet shkollore, kërkon angazhimin dhe bashkëpunimin e të gjithë akterëve vendorë dhe ndërkombëtarë.

 “Faktor kryesor në për parandalim të krimit janë vetë institucionet pjesëmarrëse në Strategjinë dhe planin për parandalim të krimit, së cilës duhet t’i përmbahemi me përpikëri. Nëse do të veprojmë kështu, atëherë do të kemi reduktim të të gjitha formave të krimit në vend”, tha ai.

Duke bërë të ditur se tashmë janë evidente rezultatet dhe të arriturat në luftimin e këtyre dukurive negative, zëvendësministri Zeka kërkoi nga të gjithë pjesëmarrësit që të bëhet një punë me intensitet më të shtuar në këtë drejtim.

Gjithashtu, ai nënvizoi se përpos diskutimit të planit të punës, në të ardhmen të bëhet edhe një krahasim i të arriturave në luftën për parandalim të krimit, për periudha të ndryshme kohore.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)