Zbulohet shtatorja e ish-ambasadorit William Walker
Prishtinë, 14 janar - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të bëjë homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Reçak, ku do të bëhet edhe zbulimi i shtatores së ish-ambasadorit William Walker.
Ish-shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker, e pati cilësuar këtë masakër si \"krim kundër njerëzimit\".
Ngjarja e 15 janarit të vitit 1999, e njohur si masakra e Reçakut, njihet si një nga ngjarjet që ka shënuar kthesë në diplomacinë ndërkombëtare në raport me Serbinë dhe Kosovën, duke u paraprirë proceseve që çuan deri te fushata e bombardimeve të NATO-s kundër caqeve ushtarake të Serbisë.
Ndërsa me pas presidenti Thaçi do të marrë pjesë në ceremoninë e zbulimit të shtatores së dëshmorit Ismail Luma në shkollën Ismail Luma në Lipjan.