Zbulohet pllaka përkujtimore në shtëpinë e heroit Jetë Hasani
Shtime, 13 dhjetor - Nën organizimin e Batalionit të dytë të brigades 121Kumanova është zbuluar pllaka përkujtimore në shtëpinë e Heroit të Kombit Jetë Hasani, komandatit të njësive të para të UÇK-së në Komunen e Shtimes ku ishte bazë e celulave të para të ushtrisë së lavidshme të UÇK-së në Shtime.
Në manifestimin e zbulimit të pllakates tek shtëpia e komandantit Jetë Hasani ishin bashkluftetarët e tij, ish Kryetari Kuvendit, dr.Jakup Krasniqi njëherit ish zëdhënsi UÇK-së, Gjeneralët Musa Jashari dhe Shukri Buja, deputet të Kuvendit, kryetari i komunës së Shtimes dhe drejtues të tjerë të institucioneve.
Ishkryeparlamentari Jakup Krasniqi tha se Heroi Jetë Hasani ishte njëri ndër themeluesit e parë ushtrisë së lavdishme dhe atë e dëshmoi guximin e tij prej heroi. Krasniqi u shpreh se Jeta kishte vetem një jetë dhe atë e dha për atdheun siq bënë edhe parardhësit e tij,
Ndërsa komandanti i batalionit të dytë Ramiz Çeriqi-Luani u shpreh se 18 vjet nuk e kemi parë vetëm fizikisht Jetën, pasi në çdo takim që kemi me shokët e luftës ai është pjesë e bisedës tonë. Arsyeja është se ka qenë më i veçanti prej të gjithëve. Fatkeqësisht nuk është shkruar ende askund jeta dhe vepra e tij reale, mirëpo ai ka një bagazh të madh si në veprimtarinë e tij në ilegale ashtu edhe në luftën frontale. ka theksuar Qeriqi.
Jetë Hasani përveç që ishte veprimtar i ilegales dhe më pas edhe luftëtar, ishte edhe një njeri shumë human, i cili ka ndihmuar të varfërit, shkollat dhe më pas edhe luftën çlirimtar deklaroi komandanti Ruzhdi Saramati.