Zbulohet pllaka e Forcave të Armatosura të Suedisë
Prishtinë, 19 korrik - Sot, në Parkun e Gërmisë, në Prishtinë u bë zbulimi i Pllakës në shenjë të bashkëpunimit në mes të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Suedisë, të cilët gjatë muajit prill-qershor, kanë punuar së bashku në pastrimin e Parkut Gërmia, nga minat dhe mjetet e tjera të pashpërthyera, të cilat kishin mbetur që nga paslufta.
Zbulimin e pllakës e bëri zëvendësministri i FSK-së Muhamet Latifi dhe ambasadorja e Suedisë në Prishtinë, zonja Ingrid Johanson.
Në ceremoni merrnin pjesë gjeneralët: Zymer Halimi, Imri Ilazi dhe Haxhi Shala, drejtori i Drejtorisë për Politika dhe Plane në MFSK, atasheu ushtarak i Suedisë, kolonel Curt Jakobsson dhe Agim Gashi, drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike në komunën e Prishtinës.