Zbulohen rreth 1 milion dollar false, arrestohen 5 të dyshuar
Prishtinë, 8 shator - Sot rreth orës 11:30, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, pas hetimeve paraprake nën autorizimin e Prokurorisë Publike të Qarkut Prishtinë dhe urdhëresës së Gjyqtarit të procedurës paraprake, kanë realizuar një operacion policor.
Hetuesit policor gjatë këtij operacioni policor kanë kryer kontrollime në rajonin Gjilanit dhe të Prishtinës me ç rast kanë arrestuar pesë persona me dyshimin e bazuar se kanë kryer veprat penale Falsifikim i Parëse dhe Krim i Organizuar po ashtu janë konfiskuar në cilësi të provave materiale, para të dyshuara si të falsifikuara me vlerë prej 980,000.00 dollarë.
Personat e arrestuar janë: A. B, i lindur me 1949 mashkull/ kosovar, F. B, i lindur me 1977 mashkull /kosovar, R . L, i lindur me 1957 mashkull /kosovar, F. L, i lindur me 1981 mashkull /kosovar dhe V . L, i lindur me 1988 mashkull /kosovar.
Parat e dyshuara (bankënota dollar false) janë gjetur gjatë bastisjes në një shtëpi në rajonin e Gjilanit.
Operacioni policor ka vazhduar edhe në rajonin e Prishtinës ku janë konfiskuar disa pajisje për të cilat dyshohet se janë përdorur për falsifikimin e parave.
Bazuar në hetimet policore dyshohet se ky grup i personave të dyshuar janë marrë me falsifikim dhe vënie në qarkullim të parave të falsifikuara.
Operacioni policor është realizuar nga hetuesit policor të drejtorisë për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit në mbështetjen e njësive speciale të policisë.
Të gjitha veprimet policore lidhur me ketë rast janë kryer me autorizimin e prokurorit përkatës dhe ndaj të arrestuarve është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.