Zbulohen dy raste të zjarrvënies dhe identifikohen të dyshuarit
Istog, 12 janar - Policia e Kosvës ka njoftuar në Stacionin Policor Istog është raportuar një rast Zjarrvënie ku në fshatin Banje është djegur tërësisht një shtëpi e pabanuar. Nuk ka pasur persona të lënduar. Rastin e ka raportuar viktima shtetas shqiptar i Kosovës, A.Sh.
Lidhur me këtë rast, pas një pune hetimore dhe mbledhjes së dëshmive nga vendi i ngjarjes, janë identifikuar tre persona të dyshimtë të cilët janë shoqëruar në SP Istog dhe pas intervistimit (në prezencës e avokatit dhe punëtores së Qendrës për Punë Sociale pasi që janë të mitur) të dyshuarit kanë pranuar që me datë 11.01.15 kishin qëndruar në shtëpinë e njëjtë ku më pas i kishin vënë flakën kësaj shtëpie dhe ishin larguar. Prokurori është njoftuar dhe ka urdhëruar dërgimin e lëndës në procedurë të rregullt.
Siç jeni njoftuar edhe më herët, në fshatin Banje me datë 19 Dhjetor 2014 ka qenë një rasti i zjarrvënies në shtëpinë e një minoritari serb R.A. , ( ku ishte djegur një dyshek në njërën nga dhomat e shtëpisë, ku tani të dyshuarit e rastit të lartcekur kanë pranuar kryerjen edhe të kësaj vepre penale. Lidhur me këtë fakt njoftohet Prokurori i shtetit.
Të dyshuarit në rastin e parë ku viktimë ishte shtetasi shqiptar i Kosovës A.Sh., janë shtetasit : V.H.(1997) ; V.H.(1996) dhe S.H.(1999),ndërsa në rastin e dytë ku viktimë ishte minoritari serb R.A. , të dyshuar janë V.H.(1996) dhe V.H.(1997).