04 Maj 2024

Zbulohen armë dhe municion në Vërmicë

Vërmicë 21 shtatore - Në pikën Doganore Vermië, në kuadër të bashkëpunimit  të Menaxhimit të Integruar të Kufirit Oficeret Doganore dhe ata të Policisë së Kosovës, kanë zbuluar sasi të armeve dhe municionit.

Gjatë kontrollit të përbashkët në pikë kalimin kufitarë Vërmicë në hyrje te kësaj pike, Oficerët Doganorë dhe Policia e Kosovës kanë ndaluar një automjet për kontroll.

Automjeti i selektuar ishte i  llojit Gjip Mitsubishi Pajero me targa të Tiranës, me të cilin udhëtonin dy shtetas nga Shqipëria.

Gjate kontrollës detale të automjetit, Oficeret Doganorë kanë hasur në mallra të ndaluara, të cilat ishin të  fshehura tek  ulëset e pasme të automjetit.

Sasia e mallrave të zbuluara është si: 11 cope - Armë me gaz të kalibrave të ndryshëm, 5 copë   - pushkë ajrore, 8 – cope dylbi të pushkëve ajrore, si dhe 6755 - copë municion të kalibrave të ndryshëm

E tërë sasia e mallit të zbuluar , i është dorëzuar Policisë së Kosovës, si dhe personat e involvuar në këtë raste, do t’i nënshtrohen procedurës së mëtutjeshme në raste të zbulimit me mallra të ndaluara.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)