17 Janar 2025

Zbulohen 1.5 kg narkotikë në autobusin e linjës Tiranë-Prishtinë

Prishtinë, 14 nëntor - Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme oficerët doganor dhe ata policor kanë parandaluar futjen e një sasie të narkotikëve në pikë-kalimin e Vërmicës.

Adriatik Stavileci zëdhënës i doganës ka theksuar se gjatë hyrjes për në Kosovë të autobusit të linjës Tiranë - Prishtinë  oficerët doganor gjatë kontrollit të udhëtarëve dhe bagazhit të tyre hasën në dyshime tek njëri prej udhëtarëve.

\"Pas selektimit të tij dhe kontrollës së ushtruar në bagazhet e tij u gjetën të  kamufluara me rroba në brendi katër (4) paketime me substance narkotike e llojit marihuanë\", ka thënë Stavileci.

Sasia e lëndës narkotike sipas tij ishte saktësisht 1660 gram (1 kilogram e 660 gram) 4 qese (paketime).

Personi i dyshuar (shtetas i republikës së Shqipërisë) është arrestuar nga ana e Policisë së Kosovës gjithashtu lënda narkotike dhe komplet rasti i është dorëzuar Policisë për procedim të mëtejmë.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)