Zbogar: Aktakuzat e para, në fillim të vitit të ardhshëm
Prishtinë, 4 gusht - Ligji për Gjykatën Speciale për krime të pretenduara të kryera nga ana e pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër civilëve, kryesisht serbë, do të hyjë në fuqi kur të nënshkruhet nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.
Megjithatë, siç shkruan Tanjug, duke cituar deklaratat e përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, aktakuzat e para do të ngriten në fillim të vitit të ardhshëm.
Tanjug ka shkruar gjithashtu edhe rreth deklaratave të gazetarit Milaim Zeka i cili ka publikuar një listë të politikanëve kosovarë, të cilët sipas tij do të gjykohen nga Gjykata Speciale.