Zbatohet marrëveshja për lehtësimin e kontrollit kufitar Kosovë - Shqipëri
Prishtinë, 1 qershor - Që nga sot edhe në dy pikë kalimet kufitare Qafa e Morinës dhe Qafa e Prushit që lidhe Republikën e Kosovës me shtetin e Shqipërisë, ka filluar të zbatohet marrëveshja për lehtësimin e kontrollit kufitar hyrje-hyrje, dalje- dalje.
Policia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë tashmë kanë një qasje të rregullt të lehtësimit të kontrollit kufitare të filluar vite më parë edhe në pikë kalimin kufitar të Vërmicës, qasje kjo e cila ka treguar rezultate pozitive si në parandalimin e krimit ashtu edhe në mundësin e krijimit dhe lehtësimit të kalimit kufitar.
Ndërkaq, autoritetet policore kufitare në Qafë Morinë dhe Qafë Prush janë të gatshme të presin e përcjellin të gjithë qytetaret, turistët, pavarësisht fluksit, pasi për periudhën e sezonit turistik është rritur edhe numri i personelit në këto dy pikë kalime kufitare.
Ky hap cilësor në praktikën ndërkufitare, është një tjetër tregues i forcimit dhe bashkëpunimit me Republikën e Kosovës dhe një mundësi reale për të gjithë banorët në të dy anët e kufirit që të lëvizin lirshëm, pa vonesa dhe që paralelisht sjell zhvillimin e mëtejshëm të shkëmbimeve ekonomike, kulturore dhe njerëzore.