Zbatimi i keq i ligjeve po mundëson korrupsionin
Prishtinë, 8 qershor - Niveli i lartë i korrupsionit në Kosovë po ndodh për shkak të zbatimit të ligjeve sipas tekeve të njerëzve.
Kështu kanë deklaruar përfaqësuesit e shoqërisë civile, shkruan Epoka e re.
Petrit Zogaj nga lëvizja Fol dhe Arton Demhasaj nga organizata Çohu janë pajtuar me pretendimet e Agjencisë kundër korrupsion se prokurimi publik është fusha që më së shumti po gjeneron korrupsion në Kosovë.
Sipas tyre, ky fenomen negativ në shoqërinë tonë po ndodh edhe për shkak të mosveprimit të sistemit të drejtësisë.