Zbarkoi batalioni i dytë i trupave gjermane në Kosovë

Prishtinë, 26 prill - Sot, ateroi në Kosovë edhe një zbarkim i 70 trupave gjermane të Batalionit të dytë të Forcës Operacionale Rezervë.
Kjo është pjesa e dytë e zbarkimit në zhvillim të 550 ushtarëve gjermanë dhe 150 ushtarëve austriakë, i cili është i paraparë të zgjatë gjer të hënën e ardhshme.
Që nga dita e djeshme, këto trupa janë duke u zbarkuar në Kosovë, si pasojë e një kërkese të Komandantit të KFOR-it, gjeneral major Erhard Drevs (Erhard Dreës), si rrjedhojë e vlerësimit të tij për një rritje të tensionimit në Kosovë.
Është vendimi i tij se kur, ku dhe si do të shfrytëzohet kjo forcë rezervë.
Ushtarët e Batalionit të Forcës Operacionale Reservë janë duke arritur në Kosovë nga njësitet e tyre në vendlindje, në Gjermani dhe Austri.