22 Dhjetor 2024

Zbardhja e fatit të personave të pagjetur, prioritet i Qeverisë

Prishtinë, 3 shtator - Ministri i Drejtësisë, Haki Demolli, priti sot në një takim pune një delegacion të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar në Kosovë, të kryesuar nga  Jan Nicola Schutt.

Gjatë këtij takimi u bisedua për mundësit e zbardhjes së fatit të personave të pagjetur dhe punët që janë duke u bërë në këtë drejtim.

Ministri Demolli tha së zbardhja e fatit të personave të pagjetur, është prioritet i Qeverisë së Kosovës. Sipas tij, Kosova është e gatshme të bashkëpunojë me çdo kënd, me qëllim të zbardhjes së fatit të rreth 1800 personave të pagjetur. Po ashtu ministri Demolli kërkoj hapje të informatave dhe një bashkëpunim më të madh nga Serbia, për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur.

Ndërsa, përfaqësuesit e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, vlerësuan bashkëpunimin e institucioneve të Kosovës, në punët që janë duke u bërë në zbardhjen e fatit të personave të pagjetur, Sipas tyre, vazhdimi i një bashkëpunimi të tillë, lehtëson punët në zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

Përfaqësuesit e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, njoftua për hapjen e një foto ekspozite për personat e zhdukur dhe familjet e tyre në Ballkanin perëndimor, e cila do të mbahet në Sheshin Nëna Terezë në Prishtinë, prej 14 deri me 24 shtator 2010. Kjo ekspozitë do të ketë 20 fotografi, të cilat shpalosin fatkeqësitë e 15 familjeve të personave të pagjetur me prejardhje të ndryshme etnike gjithandej Ballkanit perëndimor.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)