Zanzi Bar i uzurpuar
Prishtinë, 21 tetor - Shteti ka dështuar qe 15 vjet për tia siguruar Odës Ekonomike (OEK) qasjen në një objekt të saj të uzurpuar nga njerëz të afërt me Partinë Demokratike (PDK). Është shndërruar në lokal nate, nga ku qe lëkundur edhe një Qeveri.
Bëhet fjalë për Zanzibarin. Ndodhet krejt në qendër të Prishtinës, në bodrum të ndërtesës katërkatëshe të OEK-ut, aty ku e ka selinë edhe PDK-ja e Hashim Thaçit. Para lufte ishte i destinuar për kuzhinë.
E pas çlirimit ishte uzurpuar nga Mustafë Mustafa, vëlla i Agron Mustafës, ish-drejtor i Aeroportit të Prishtinës dhe pjesë e strukturës së Partisë Demokratike në kryeqytet.
Remzi Mustafa, një tjetër vëlla i tyre, më vonë e ka marrë në menaxhim atë.
/koha/