07 Maj 2024

Xhemajli: Shteti i Kosovës nuk u ka borxh asnjë cent të burgosurve politik

Viti, 4janar - Daut Xhemajli ish i burgosur politik thotë se shteti i Kosovës, i cili që nga viti i ardhshëm do të filloj të kompensoi këta ish të burgosur politik për pesë vitet në vazhdim, nuk u ka borxh këtyre personave ish të dënuar as edhe një cent për burgimet dhe vuajtjet e tyre.

Sipas tij këta veprimtar dhe atdhetar të dënuar dhe të persekutuar nga regjimet okupuese në Kosovë, kanë kryer vetëm një pjesë të detyrës së tyre që ka patur secili qytetar ndaj atdheut të robëruar.

Daut Xhemajli i cili është pjesë e ish të burgosurve politik thotë se nuk ka çmim që kompenson të burgosurit politik. Ai jep sqarime edhe për idenë e fondit humanitar për të burgosurit politik, raporton rajonipress.

Xhemajli thotë se Kompensimi i të burgosurve politik i cili tani më është një proces, që do të ndodh për pesë vitet e ardhshme dhe është Komisioni Qeveritar i emëruar nga Qeveria e Kosovës, i cili që do të shqyrtoj secilin aplikacion (dosje) të këtyre ish të burgosurve politik dhe do të vendos për pranimin e statutit të secilit prej tyre dhe kompensimin e tyre.

Tani edhe mund të shtrohet pyetja, a është dashur të bëhet ky kompensim dhe sa ka qenë dashur të jetë shuma për një ditë të kaluar në burg? Kjo është një çështje, për të cilën është diskutuar dhe vendosur, kurse çka do të bëjë me këtë shumë secili përfitues (ish i burgosur politik), kjo nuk duhet të diskutohet fare tash apo duhet të diskutohet nga vet ish të burgosurit politik, ku dhe si të duan ata, por vendi për debat për ish të burgosurit politik duket se është i caktuar dhe ky vend është, Shoqata e tyre, ku këta ish të burgosur politik janë të organizuar.

Xhemajli thotë se paraprakisht duhet të sqarohet edhe një çështje: “A, do të duhej që këta ish të burgosur politik të kompensohen për dënimet e padrejta ndaj tyre dhe kush do të duhej ta bënte këtë kompensim.

Duhet të thuhet shumë shkurt dhe qartë, që të sqarohet edhe opinioni i gjerë, sepse ish të burgosurit politik nuk kanë kërkuar një kompensim të tillë nga shteti i Kosovës, por as shteti i Kosovës nuk u ka borxh asnjë cent këtyre personave”.

Xhemajli mendon se asnjëri nga ish të burgosurit politik në kohën kur janë arrestuar dhe dënuar, nuk ka menduar dhe as që i ka shkuar mendja që burgu i tyre një ditë do të kompensohet nga shteti, për të cilin ata u sakrifikuan.

“Ata kanë punuar dhe vepruar atëherë për lirinë e atdheut të tyre dhe i vetmi shpagim (kompensim) për këtë kontribut të tyre, do të ishte liria e vendit të tyre, sepse me lirinë e atdheut atyre do tu kompensoheshin të gjitha vuajtjet dhe sakrificat e tyre.

Ish të burgosurve politik, që të gjithëve pa asnjë përjashtim, duke filluar nga baca Adem e deri te i burgosuri politik i fundit, që kanë luftuar dhe sakrifikuar për këtë vend dhe lirinë e këtij vendi, nuk ka asnjë çmim që ua kompenson vuajtjet e tyre dhe familjarëve të tyre, nuk ka çmim dhe nuk mund të ketë çmim që ua kompenson humbjet e tyre fizike e psikike dhe nuk ka çmim që ua kompenson humbjet e “perspektivave” të tyre me burgosjen e tyre si dhe pengesat tjera për zhvillimin profesional dhe politik të tyre dhe familjarëve të tyre” shton Xhemajli.

“Shteti i Kosovës, i cili që nga viti i ardhshëm do të filloj të kompensoi këta ish të burgosur politik për pesë vitet në vazhdim, nuk u ka borxh këtyre personave ish të dënuar as edhe një cent për burgimet dhe vuajtjet e tyre, sepse këta veprimtar dhe atdhetar të dënuar dhe të persekutuar nga regjimet okupuese në Kosovë, kanë kryer vetëm një pjesë të detyrës së tyre që ka patur secili qytetar ndaj atdheut të robëruar” thotë Xhemajli.

Xhemajli tha se nëse u ka dikush borxh këtyre ish të burgosurve, ajo është Serbia si ekzekutore dhe trashëgimtare e ish-Jugosllavisë.

“Të burgosurit politik vetëm Serbinë dhe mekanizmat e saj i llogaritin përgjegjëse për ndjekjen, dënimin dhe persekutimin e tyre dhe familjarëve të tyre. Ish të burgosurit, nuk kanë kërkuar nga Kosova dhe as nuk kërkojnë këtë kompensim dhe as që e kanë miratuar dhe as kontestuar shumën prej 16.70 Euro, që është caktuar nga Qeveria e Kosovës për kompensimin e tyre për një ditë të mbajtur burg”.

Xhemajli tha se një pjesë e madhe e të burgosurve që tani janë gati raste sociale në Kosovë, e kanë mirëpritur dhe i janë falënderues për këtë Vendim të Qeverisë së Kosovës, për të cilën sakrifikuan shumë, si një shpërblim “modest” nga shteti i ri dhe i varfër i Kosovës, për sakrificat e tyre dhe si shpërblim për peripecitë jetësore nëpër të cilat ata kaluan dhe sidomos si shpërblim “modest dhe simbolik” për kontributin e tyre për lirinë e Kosovës, pavarësisht se ata nuk janë të kënaqur me këtë liri ende të cunguar të saj.

Xhemajli e quan marketing politik deklarimin e Elmi Reqicës dhe të Jakup Krasniqit se do t`i dhurojnë këto mjete për nevoja humanitare.

“Ata sikur i harruan shokët e tyre, diku atje poshtë e të cilët ballafaqohen me vështirësi të mëdha jetësore për vete dhe familjen e tyre, më erdhi keq sidomos pse u fol nga pozitat të cilat i kanë marrë edhe nga kontributi i shokëve të tyre, që sot janë në gjendje të keqe ekonomike dhe që ky shpërblim nga shteti Kosovës, mund tua zbutë së paku përkohësisht gjendjen e tyre familjare apo ky moment do jetë edhe rast për satisfaksion moral para fëmijëve të vet për kujdesin e shtetit ndaj tyre” ka shtuar Xhemajli.

Xhemajli mendon se baca Adem edhe të gjithë shokët e tij duhet të marrin këto mjete, e pasi që t`i marrin ato, të ulen e të mendojnë se ku dhe në çfarë fondi do t`i derdhin këto mjete si donator, apo të mblidhen dhe të vendosin bashkërisht për themelimin eventual të një Fondi…

“Edhe për mua është shumë e qëlluar ideja e themelimit të një Fondi ku ish të burgosurit politik personalisht, pa pompozitet dhe pa zhurmë do të derdhin shuma të caktuara sipas vullnetit të tyre të deklaruar nga ky kompensim apo burimet tjera të tyre (sepse ka nga disa ish të burgosur politik që kanë burime të mira financiare ).

Fondi duhet të drejtohet dhe menaxhohet për qëllimin e caktuar, prandaj tani më së shumti i takon Shoqatës të ish të burgosurve politik, konkretizimi i një ideje të tillë e cila në vetvete është shumë humanitare dhe në harmoni me vet idealin e shenjtë të të burgosurve politik” tha Xhemajli./rajonipress/.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)