04 Maj 2024

Xhelili: Të “inspektohet” qeveria dhe policia

Prishtinë, 30 prill - Në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme dhe Siguri u sugjerua qe disa ministrive të Qeverisë së Kosovës, përfshirë edhe policinë, pritet t’iu bëhet një shikim nëse ato po respektojnë ligjin, kur komunikojnë me të huajt për të dhënat e qytetarëve të Kosovës.

Në komision u ngrit çështja nëse Ministria e Drejtësisë dhe dikastere tjera, kur këmbejnë informata me agjenci të huaja, e bëjnë këtë punë siç e parasheh ligji.

Fatmir Xhelili, që është anëtar i këtij komisioni parlamentar, tha se Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale duhet të dijë saktësisht se si bëhet këmbimi i informatave për qytetarët e Kosovës me autoritetet e huaja.

“Besoj se është koha e fundit, që zyrtarët tonë, gjegjësisht zyrtarët e institucioneve tona, të jenë gjithherë të kujdesshëm dhe t’i përmbushin obligimet ligjore për t\'i këmbyer ato informata dhe ato të dhëna personale, tha Xhelili.

Komisioni Parlamentar për Punë të Brendshme dhe Siguri diskutoi sot për raportin e parë vjetor të kësaj agjencie, të cilin e miratoi pa asnjë votë kundër për ta dërguar në Kuvend.

Ndryshe, kryetari i komisionit, Ahmet Isufi, tha se raporti përmbledh mirë punën që ka bërë ky trup dhe se pika për këmbimin e informatave mes agjencisë dhe mekanizmave të ndryshëm ndërkombëtarë do të debatohet në detaje në Kuvend.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)