Xhandarmëria serbe provokon sërish, hyn në territorin e Kosovës
Gjilan, 7 shtator - Forca të xhandarmërisë serbe kanë hyrë rreth 1 kilometër në territorin e Kosovës në Muçibabë. Lajmi është bërë i ditur nga përfaqësuesi i fshatit, i cili ka theksuar se serbët kanë keqtrajtuar një 70-vjeçar.
Xhandarmëria serbe përveç problemeve që po shkakton në Karaqevë të Kamenicës, ajo po tregohet e guximshme edhe në pikën kufitare në Muçibabë të Gjilanit raporton Rajonipress.
Ngjarja është raportuar edhe tek KFOR-i dhe policia kufitare në mënyrë që përmes mekanizmave të tyre ndërlidhës të alarmojnë komandën e përgjithshme të KFOR-it.