Xhabir Zharku u dënua me tri vite burgim
Prishtinë, 21 prill - Sot, në Gjykatën e Qarkut në Pristhinë, trupi gjykues i përzier me dy gjykatës të EULEX-it dhe një vendas e shpalli fajtor Kryetarin e Kaçanikut Xhabir Zharku për kryerje të veprës së zhvatjes dhe armëmbajtje pa leje.
Ai u dënua me tri vite burgim për kryerje të veprës së zhvatjes si dhe ju shqiptua gjoba prej 1,500 Euro për akuzën e armëmbajtjes pa leje.
Tre të pandehurit tjerë Arsim Kolshi, Besnik Hasani dhe Nusret Cena, po ashtu, u shpallën fajtorë për kryerje të veprës së zhvatjes.
Arsim Kolshi u dënua me tri vite burgim për kryerje të veprës së zhvatjes dhe ju shqiptua gjoba prej 1,500 Euro për armëmbajtje pa leje.
Besnik Hasani u dënua me një vit e dy muaj burgim, si dhe Nusret Cena u dënua me një vit e dy muaj burgim.
Trupi gjykues i ka shfajësuar të pandehurit nga akuza për kërcënim.
Prokuroria u përfaqësua nga prokurori i EULEX-it prej Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK).