Xavier Bout de Marnhac i zgjatet mandati
Prishtinë, 13 qershor - Shefit të EULEX-it, Xavier Bout de Marnhac i është shtyrë edhe për katër muaj të tjerë mandati, kështu që ai do të mbetet në krye të këtij misioni deri në mesin e muajit nëntor.
Këshilli për Politikë dhe Siguri, i BE-së, mbrëmë vonë ka vendosur që De Marnjakut ti vazhdohet mandati në mënyrë që të sigurohet vazhdimësia e rregullt e ri-konfigurimit të EULEX-it, ka thënë për mediet serbe Maja Kocijançiq, zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton.
Sipas saj, procedura e përzgjedhjes së pasuesit të De Marnjakut është në proces.