Williamsonit do t'i kërkohet raport për akuzat e Dick Martyt
Prishtinë, 26 qershor - Kur në mes të korrikut të qëndrojë në Prishtinë, Clint Williamson, kryeprokurorit amerikan që po i kryen hetimet për raportin e Dick Martyt, do t`i bëhet një kërkesë specifike. Atij do t`i kërkohet raport i detajuar mbi raportin e Martyt.
Raport i detajuar mbi hetimet po shihet si rruga e vetme që do t'i zbardhte të gjitha dyshimet e ngritura në raportin e ish-senatorit zviceran, raport që ka akuza të rënda dhe që dyshohet se e ka rrënuar imazhin e Kosovës, të shqiptarëve dhe të luftës së UÇK-së.
Në kërkesën për raport mbi raportin e Martyt, institucionet e Kosovës nuk janë vetëm, shkruan Tribuna.
Edhe shtetet mbështetëse të SIFT-it dhe mbështetëset e pavarësisë së Kosovës duan që Williamson të tregojë detajet e hetimeve, në mënyrë që pos akuzave që do të ngrihen dhe do të përballen me Gjykatën Speciale, dyshimet e tjera të mëdha si trafikimi i organeve, ai i armëve, i drogës dhe të tjera të sqarohet nëse kanë qenë të bazuara apo jo.
/Tribuna/