Williamson viziton Kosovën
Prishtinë, 18 korrik - Shefi i Task Forcës për hetimin e pretendimeve të raportit të Këshillit të Evropës, prokurori amerikan Cilnt Williamson, do ta vizitojë të hënën Kosovën.
Williamson që po heton raportin e Dick Martyt, do të takohet me kryemnistrin Hashim Thaci dhe vizita e tij vjen pak kohë para prezantimit të gjetjeve të tij të një hetimi dyvjeçar, raporton Koha Ditore.