Williamson: Tribunal pa gjyqtarë kosovarë
Prishtinë, 12 mars - Prokurori i organeve, amerikani Clint Williamson ia ka bërë me dije zëvendëskryeministrit Hajredin Kuçi, se tribunali për ti hetuar akuzat ndaj ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) do të përbëhet kryesisht nga ndërkombëtarët, për të qenë më objektiv dhe më i paanshëm.
Ai ka thënë se çështja e tribunalit duhet të përfundojë me konsensus brenda Prishtinës në mënyrë që çështja të mos shkojë deri në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Prokurori Williamson, i njohur më shumë si hetues i trafikimit të organeve në Shtëpinë e Verdhë i shoqëruar nga shefi i Misionit të EULEX-it, Bernd Borchardt, ka takuar zëvendëskryeministrin Hajredin Kuçi dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi.
/Zëri/