Williamson pritet ti mbyll hetimet rreth fundit të qershorit
Prishtinë, 28 prill - Prokurori i Task Forcës Speciale, Clint Williamson pritet ti mbyllë hetimet e tij në pjesën e dytë të qershorit. Ndërsa detajet e akuzave do të mësohen pasi ato të ngrihen në Gjykatën Speciale që pritet të jetë e gatshme në fillim të vitit 2015.
Aktakuzat që erdhën nga hetimet që u raportuan në raportin e Dick Martyt, mund të ngrihen në fillim të vitit të ardhshëm, njofton Tribuna.
Gjykata Speciale që do t\'i trajtojë këto aktakuza, nuk pritet të jetë e gatshme deri në fillim të vitit të ardhshëm për shkak të procedurave që ende nuk janë kryer tërësisht për funksionalizimin e saj.
/Tribuna/