15 Janar 2025

Wieland vlerëson progresin në Kosovë

Prishtinë, 13 prill - Ministri i Punëve të Brendshme, z. Skender Hyseni, priti në takim zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, z. Rainer Wieland.

Temë diskutimi e këtij takimi ishte liberalizimi i vizave për Kosovën, lufta kundër krimit të organizua, parandalimi dhe luftimi i terrorizmit dhe radikalizmit të dhunshëm.

Me këtë rast, ministri Hyseni falënderoi z. Wieland për mbështetjen e vazhdueshme që Parlamenti Evropian po i ofron Kosovës, në veçanti në rrugën e saj në procesin e integrimit evropian.

Kurse, zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, z. Wieland vlerësoi progresin në Kosovë dhe ka ofruar vazhdimin e përkrahjes në lidhje me agjendën evropiane  të Kosovës.

Gjithashtu, në këtë takim u diskutua edhe për proceset tjera aktuale që po ndodhin në Republikën e Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)