13 Janar 2025

Weber: Në lufën kundër korrupsionit dështuan të gjithë

Prishtinë, 28 shtator - Suksesi më i madh i Misionit të EULEX-it është në dogana, polici, por më pak në gjyqësor, ka thënë Bodo Weber, analist në Këshillin për Politika të Demokratizimit.

Weber ka dilema për mënyrën si është bërë transformimi i këtij misioni gjatë kësaj vere.

Sipas tij, planifikimi dhe vendimmarrja janë kthyer në një rrëmujë, pasojat e së cilës ai i sheh në një të ardhme të afërt. Kurse sa i përket luftimit të korrupsionit, Weber mendon se bashkë me EULEX-in kanë dështuar edhe institucionet e Kosovës.

Analisti gjerman Weber, njohës i mirë i rrethanave politike në Ballkan, tha se Kosova nuk është më e kërcënuar, si pjesa tjetër e Evropës, nga terrorizmi.

Në krahasim me disa vende të Evropës Perëndimore dhe duke pasur parasysh papunësinë e lartë të të rinjve dhe përvojën e luftës e të shoqërisë kosovare, sipas tij, problemi është relativisht i vogël.

Weber ka folur edhe për pasojat e ngërçit institucional, për situatën e brishtë në veri të Kosovës, si dhe për Gjykatën Speciale për krimet e luftës.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)