29 Prill 2024

VV: Zharku tregoj fytyrën e vërtetë e këtij pushteti të egër

Prishtinë, 17 dhjetor - Xhabir Zharku, ish kryetari i Komunës së Kaçanikut nga radhët e PDK-së nuk po bie në duar të drejtësisë të Republikës së Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje! Qendra Kaçanik vlerëson se me këtë veprim të Xhabir Zharkut edhe njëherë po tregohet fytyra e vërtetë e këtij pushteti të egër, të shantazhuar, të korruptuar e të kriminalizuar.

Xhabir Zharku ishte kryetar i Komunës nga 2007 deri më 2012 e gjatë kësaj kohe sipas Vetëndosjes ka bërë një numër të madh shkeljesh ligjore pasur nga plot afera korruptive, me ç’rast në Komunën e Kaçanikut nga Policia e Kosovës, Sektori i krimeve të rënda janë hapur 7 lëndë për rishqyrtim të tenderit, të dhëna nga Komuna e Kaçanikut drejtuar nga Xhabir Zharku.

“Në zgjedhjet e jashtëzakonshme të Qershorit 2012, Hashim Thaçi, Kryeministri pra, pati falenderuar Xhabir Zharkun për punën e tij gjatë qeverisjes lokale, me ç’rast edhe legjitimoi punën kriminale të Xhabir Zharkut, edhe pse këto zgjedhje u organizuan pikërisht për shkak se Xhabir Zharku u dënua nga gjykata për shantazh, kërcënim, detyrim dhe zhvatje”, thuhet në reagimin e kësaj lëvizje.

“Në momentin kur po iu ngushtohet rrethi zyrtarëve të PDK-së, këta po dalin dhe po e kundërshtojnë misionin e EULEX-it, duke thënë që kanë fakte për afera korruptive dhe shkelje ligjore edhe nga ana e ndërkombëtarëve. Lëvizja Vetëvendosje! e njeh për përgjegjës Kryeministrin Thaçin dhe strukturat drejtuese të PDK-së që i kanë dhënë mundësinë një personi të tillë që të mbajë post publik në Institucionet e Kosovës. Mosdistancimi publik i strukturave të PDK-së nga qëndrimi i Xhabir Zharkut lë të kuptohet për mbështetje të formave korruptive e kriminale.”

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Kaçanik e dënon arratisjen e ish-kryetarit të Komunës së Kaçanikut, dhe njëherësh shprehim indinjatën tonë të thellë për këtë veprim, ne mendojmë që qytetarët e Komunës tonë nuk kanë nevojë për deklarata mediatike, por për ta parë drejtësinë të funksionojë, domethënë pra, Xhabir Zharku duhet të shkojë në vuajtje të dënimit, për të gjitha krimet që ka bërë në Komunën sonë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)