VV: Vazhdon represioni i Policisë së Isa Mustafës
Prishtinë, 2 shtator - Policia e Kosovës arrestoi 4 aktivistë të VETËVENDOSJE!-s, derisa po shkruanin parulla në qytetin e Ferizajt. Kurse, sot në mëngjes, në shtëpinë e tij në Prishtinë, u arrestua aktivisti Kushtrim Dakaj.
Ndërkohë, Policia e Kosovës ka kërcënuar me arrestimin edhe të aktivistëve të tjerë që morën pjesë dje në aksionin e heqjes së rrethojave shtesë të vendosura nga Qeveria.Po ashtu, mbrëmë në Gjilan, Policia ka kërcënuar aktivistët e Lëvizjes që nëse vazhdojnë me shkrimin e parullave do të arrestohen.
Isa Mustafa nuk e ka ndërmend t\'i ndal masat e dhunshme. Të tilla masa janë aplikuar në Kosovë saherë që pushtetet e ndryshme kanë dashur të qojnë përpara projekte që janë në kundërshtim me vullnetin dhe interesin e popullit të Kosovës. Qeveria po e tensionon situatën me këto veprime, duke treguar që është në gjendje ta krijojë \"Zajednicën\" edhe nëse kjo kërkon ushtrim të dhunës dhe represionit mbi popullin e vet.
Aktivistët e arrestuar janë:
- Dritëro Hyseni,
- Kushtrim Cakolli,
- Leotrim Cakolli,
- Labinot Halimi dhe
- Kushtrim Dakaj