VV: Vazhdojnë arrestimet politike
Prishtinë, 16 tetor - Lëvizja VETËVENDOSJE!, ka njoftuar se sot, rreth orës 13:00, policët civilë të Policisë së Kosovës kidnapuan aktivistin Trim Gashi derisa ishte duke mbledhur nënshkrime të qytetarëve në peticionin kundër \"Zajednicës\" dhe demarkacionit me Malin e Zi.
Policët nuk i treguan as ku po e qonin dhe as për çka po e merrnin, thjesht e kapën dhe e futën në makinë. Ne ende nuk e dijmë se ku e kanë dërguar.
Isa Mustafa, besnikërisht po zbaton metodat që dikur sistemi i Jugosllavisë zbatonte ndaj të rinjëve dhe të rejave që kërkonin Republikë dhe pavarësi. Isa Mustafa do që ta kthejë atë sistem ku dhuna policore e siguron pushtetin dhe e mbron nga pakënaqësia qytetare. Por, Isa Mustafa nuk do ta arrijë këtë synim. Pakënaqësia ndaj tij po rritet. Dhuna policore po bëhet e patolerueshme.