VV: Vazhdojnë arrestimet nga pushteti që nuk ka legjitimitet
Prishtinë, 21 prill - Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se pushteti nuk po ndalet në përndjekjen e aktivistëve politikë pasi që edhe mbrëmë, pas mesnate aktivisti Lulzim Gjaka është arrestuar në kufirin me Republikën e Shqipërisë. Atij i janë caktuar 30 ditë paraburgim.
Mbajtjet e tilla të aktivistëve, sipas VV-së konfirmojnë se ekzistenca e aktivizmit konsiderohet rrezik për ekzistencën e pushtetit.
\"Përndjekja e aktivistëve, e cila po bëhet me urdhra politikë është e papranueshem për secilën shoqëri demokratike\", thekson VV.
Tashmë sipas Vetëvendosjes janë mbi 380 arrestime që prej nënshkrimit të marrëveshjeve të dëmshme në Bruksel dhe Vjenë.
\"Për një shtet të drejtë, ndalimi i arrestimit të aktivistëve është hap urgjent të cilin duhet ta bëjë ky pushtet që po rrëshqet kah autoritarizmi.\"
\"Nuk është normale që një qeveri e cila gjunjëzohet para Serbisë të vazhdojë përndjekjen e subjektit më të madh opozitar.\"
\"Nuk i përket normales që lideri i opozitës, Visar Ymeri arrestohet dje, për herë të tretë, dhe në pikë të natës arrestohet një qytetar, aktivist, vetëm për shkak të bindjeve të tij politike.\"
\"Ne nuk mund ti pranojmë këto taktika policore në angazhimin tonë politik. Ne kërkojme ndalimin e arrestimeve të padrejta të aktivistëve. Ne kërkojmë lirimin e mënjehershëm të Lulzim Gjakës\", thekson Vetëvendosje.