14 Janar 2025

VV: Të lirohen aktivistët, të shkarkohet Jabllanoviqi

Prishtinë, 16 janar - Shtatë aktivistëve të arrestuar afër zyrave të ministrit fashist, Aleksandër Jabllanoviq, u është shqiptuar masa e paraburgimit prej 48 orësh.

Aktivistët që po mbahen në paraburgim janë: Gëzon Kastrati, Egzon Azemi, Frashër Krasniqi, Bekim Gashi, Agron Kabashi, Petrit Ademi, Adem Megjuani.

Pushteti që i arrestoi dhjetëra aktivistë që kundërshtuan Jabllanoviqin dhe që po i mbanë në paraburgim shtatë prej tyre, është njëkohësisht ai që po e mbron ndërhyrjen politike të Serbisë në Kosovë duke e mbrojtur eksponentin e saj në qeverinë e Republikës së Kosovës.

Lëvizja VETËVENDOSJE! kërkon lirimin e menjëhershëm të aktivistëve dhe shkarkimin e Jabllanoviqit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)