VV: Siguria në shkollat e Podujevës është në nivelin më të ulët
Podujevë, 31 mars - Në Seancën e 40-të të Kuvendit të Komunës së Podujevës me kërkesë të këshilltarëve nga Lëvizja Vetëvendosje - Qendra në Podujevë, është kërkuar që në seancë të ftohet Komandanti i Stacionit të Policisë, për të informuar Kuvendin lidhur me gjendjen e sigurisë në komunë.
Komandanti i policisë informoi kuvendin se gjendja e sigurisë është e kënaqshme, duke e vlerësuar Stacionin e policisë si shembullin më të mirë në Kosovë, të vetmin problem që paraqiti ishte gjendaja në shkolla ku nxënësit po mbajnë armë të ftohta dhe të zjarrit dhe duke lënë fajtor prindërit.
Mirëpo, këshillëtarët e Vetëvendosje shprehen shqetsime lidhur me këtë raportim duke thënë se nuk ishin dakort me këto informata, sepse nuk paraqiste gjendjen reale të sigurisë, kur gjendja e trafikut, qoftë nga parkimet e veturave nga qytetarët në kundërshtim me rregullat apo taksitë ilegale, qytetarëve nuk iu është siguruar lëvizje e lirë dhe e sigurtë.
Lëvizja Vetëvendosje Qendra Podujevë theksoi se siguria në shkolla është në nivelin më të ulët, sepse policia nuk është në rolin e duhur për të kryer shërbimin e sigurisë ndaj nxënësve, duke luftuar huliganizmin dhe armëmbajtjet nga nxënësit, kuptohet në bashkëpunim me prindërit dhe personelin mësimor.
Këshillëtarët e VetëvendosjeS në diskutimet e tyre lidhur me informatën e komandantit theksuan edhe problemet tjera, siç janë: siguria në komunikacion,vjedhjet, vrasja enigmatike,ndërtimet pa leje, problemin e qenëve endacak,prerjen e pyjeve etj.
Komandanti i Policisë në Podujevë, gjendjen e tillë e arsyetoi me mungesën e stafit policor dhe moshën e policisë.